VV i reagon PDK-së: Ky është panik i pushtetit në prag të rënies

Partia Demokratike e Kosovës e ka dënuar sjelljen e sotme të Lëvizjes Vetëvendosje ndaj familjes së Kadri Veslit.

Për këtë, menjëherë ka reaguar VV-ja duke thënë se PDK është në panik për siç thonë rënie nga pushteti i tyre.

Ky subjekt thotë se Qeveria sikurse ta mbronte pronën e Kosovës sikurse po i mbron të vetat, Kosova sipas tyre, sot do të ishte në gjendje shumë të mirë.

Ky është reagimi i VV-së:

Partia që udhëhiqet nga kokat e krimit dhe korrupsionit në Kosovë, së cilës përditë po i dalin përgjime që dëshmojnë kriminalitetin e saj, sot paska reaguar ndaj aktivistëve paqësorë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Në komunikatën e saj PDK, udhëheqësit e së cilës po e falin tokën e Kosovës, paska shprehur shqetësim për pronat private të tyre. Sikur ky subjekt të shqetësohej kështu për territorin e Republikës sonë, Kosova sot do të ishte në gjendje shumë më të mirë.

Në fund PDK paska ftuar organet e sigurisë, të cilat janë nën kontrollin e po të njejtëve kriminelë që e udhëheqin këtë subjekt, që të shtojnë shtypjen ndaj aktivistëve tanë dhe qytetarëve të Kosovës.

Lëvizja VETËVENDOSJE! i sheh këto reagime si panikë e pushtetit në prag të rënies së tij dhe mendojmë që PDK ka të drejtë të ketë panikë. Ajo po i lut qytetarët që të kenë besim në institucione pikërisht ngase e di që askush sot nuk i beson shtetit të kapur nga krimi. Shumë shpejt qytetarët do të shprehin mosbesimin e tyre në këtë qeveri përmes protestave e demonstratave masive dhe do të përfundojë periudha e qeverisjes nga krimi i organizuar.

Temat
LajmeVend

Të afërta