Vetëvendosje largohet nga qendra, ja ku do të vendoset

Lëvizja Vetëvendosje ka ndërruar lokacionin e selisë qendrore. Kjo parti e cila deri më tash ka qenë në një ndërtesë në rrugën UÇK, tashmë është vendosur në lagjen Dragodan.

Frashër Krasniqi ka thënë për lajmi.net se tash e dy ditë janë vendosur në zyre e re, ndërsa ka bërë të ditur se vetëm salla e konferencave ka mbetur pa u përfunduar, duke treguar se për këtë edhe konferenca e sotme është mbajtur në zyrën ku kanë qenë deri më tani.

Ai ka thënë se ndërrimi i lokacionit të selisë nuk ka qenë për ndonjë arsye, por siç është shprehur ai për çështje teknike.

Krasniqi ka thënë se shumë shpejt do të dërgojnë një hartë se ku gjendet zyra e re, për informim të medieve.

lvvlvv2_1450970082-9601012-650x358

Temat
LajmeVend

Të afërta