Pretendenti për president të Holandës: Do të ndaloj Kuranin dhe do të mbyllë gjitha xhamitë

Politikani holandez i krahut të djathtë Geert Wilders, ka bërë thirrje që të gjitha xhamitë dhe shkollat islame të mbyllen dhe të ndalohet Kurani.

Kryetari i Partisë Liria, njëherit pretendent për president të Holandës, që udhëheq në sondazhin për zgjedhjet e vitit të ardhshëm, ka kërkuar që të ndalohen gjithë azilkërkuesit dhe emigrantët nga vendet myslimane, si dhe ka propozuar daljen e Holandës nga Bashkimi Evropian, transmeton Telegrafi.

Partia e Wilder u ka bërë thirrje qytetarëve holandez që të “deislamizohet” Holanda, dhe të mbyllen gjitha qendrat strehimore për emigrantët mysliman në vendin e tij.

Partia e krahut të djathtë është për ndalimin e mbulesës për ata që punojnë në sektorin publik, dhe simboleve islame që konsiderohen të jenë në kundërshtim me interesat e rendit publik.

Sipas Geert, si masë preventive të gjithë myslimanët do të duhej të burgoseshin derisa kriminelët me dyshtetësi do të humbnin pasaportën Holandeze dhe do të përballeshin me deportim.

Temat
BotëLajme

Të afërta