Policia e Kosovës ka arritur t’i identifikoj dhe arrestoj të dyshuarit I.F., 24 vjeçar dhe R.F., 22 vjeçar.
Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët kanë dëmtuar një veturë zyrtare të policisë, shkruan lajmi.net.
“Të arrestuarit kanë qenë pjesëmarrës të protestës së sotme të organizuar nga ,,Lëvizja Vetëvendosje’’ në Mitrovicë, ku pas shpërndarjes së protestueseve, të dyshuarit në fjalë, janë vërejtur nga policia duke dëmtuar automjetin zyrtar”,
Ja njoftimi i plotë i policisë:
“Sot me datën 26 gusht 2016, rreth orës 12:30, në rrugën ,,Mbretëresha Teutë’’ ka ndodhur rasti ’Asgjësim, dëmtim i pasurisë’, ndaj një automjeti zyrtar të Policisë së Kosovës.
Policia e Kosovës ka arritur ti identifikoj dhe arrestoj të dyshuarit I.F., 24 vjeçar dhe R.F., 22 vjeçar, në lidhje me veprën në fjalë.
Të arrestuarit kanë qenë pjesëmarrës të protestës së sotme të organizuar nga ,,Lëvizja Vetëvendosje’’ në Mitrovicë, ku pas shpërndarjes së protestueseve, të dyshuarit në fjalë, janë vërejtur nga policia duke dëmtuar automjetin zyrtar.
Pas procedurave intervistuese me vendim të prokurorit publik, të dyshuarit I.F., 24 vjeçar, i cili edhe e ka pranuar veprën, ju ka caktuar masa e ndalimit për 48 ore.
Ndaj tij është iniciuar vepër penale ‘Asgjësim, dëmtim i pasurisë’”, thuhet në njoftim.