Pamje të rënda: Një pitbull “masakron” një qenë tjetër në mes të Durrësit (Video)

Një skenë e rëndë mes dy qenve ka ndodhur në qendër të qytetit të Durrësit, duke shokuar dhe terrorizuar kalimtarët e rastit. Një qen rruge i është afruar nxitimthi një Pitbulli që po kalonte me të zotin e tij dhe menjëherë ka nisur ‘lufta’ mes tyre.

Qeni i racës Pitbull, i cili njihet për egërsinë e tij, për t’u vetëmbrojtur, ka sulmuar keq qenin e rrugës, duke mos e lëshuar për minuta të tëra. Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, ka qenë e pamundur për ta ndarë Pitbullin nga qeni tjetër.

Në ndihmë u kanë ardhur edhe disa qytetarë, të cilët tentonin t’i largonin nga njëri­-tjetri duke u hedhur ujë apo edhe duke i goditur, ishte e vështirë. Pas disa minutash të mbushura me ankth e frikë për mënyrën se si do të përfundonin të dyja kafshët, kjo është gjendja e tyre.

Pitbulli u largua me të zotin në gjendje të mirë, ndërsa qeni i rrugës mbeti po në vendin e tij, në rrugë. Por i masakruar! Dhe askush nuk do të mund të kujdeset për të, që ta dërgojë në një klinikë veterinare për t’u mjekuar!

Temat
LajmeRajon

Të afërta