Mustafa: Më 1 shtator deputetët t’i thonë JO dhunës, duhet guxim për të votuar demarkacionin

“Faktet janë të qarta si loti, varet se a kemi forcë dhe guxim që ato ti pranojmë.”

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se më një shtatori është dita kur deputetët mund t’i thonë “JO” dhunës, kërcënimeve, bllokadës së proceseve shtetndërtuese.

“Një shtatori I këtij viti është dita kur deputetët mund ti thonë JO: dhunës, kërcënimeve , bllokadës së proceseve shtetndërtuese. Jo izolimit të qytetarëve tanë. Është dita në të cilën duhet ti japim përgjigje Kosovës”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e tij në Facebook.

Sipas kryeministrit faktet janë të qarta për demarkacionin, por sipas tij krejt cka duhet bërë është guximi që t’i pranojnë ato.

“Faktet janë të qarta si loti, varet se a kemi forcë dhe guxim që ato ti pranojmë”, shkruan Mustafa.

Isa-Mustafa-kryeministër-i-Kosovës-635x358

Temat
LajmeVend

Të afërta