Haradinaj-Molliqajt: Kush je ti që t’i ngrehesh zhag njerëzit, apo e ke edukatë nga babai?!

Përndryshe, Nasim Haradinaj është djali i Smajl Haradinajt, ish-i burgosur politik dhe djali i axhës së liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, në një deklaratë dje ka thënë se nëse partia e tij merr pushtetin në Kosovë, do t’i tërheqin njerëzit zvarrë rrugëve.

“Bandat kriminale si Grabovci dhe të tjerët, jo vetëm që do të arrestohen, por do të ngrehen zhag dhe do të ju konfiskohet e gjithë pasuria”, ka thënë Molliqaj në “Zona e Debatit”

Pas kësaj deklarate, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Nasim Haradinajt, ish-anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, anëtar i këshillit drejtues të PDK-së, kurse tash anëtar i strukturave të larta të AAK-së.

Nasim Haradinaj iu ka drejtuar Molliqajt me atë se kush është ai që bën kërcënime të tilla, duke i thënë se “mos është mësuar nga edukata familjare”, meqë sipas tij babain ia tërhiqnin zvarrë për ta sjellë në shtëpi, pasi rrinte i dehur ditë e natë.

“Po kush je t mor pizerveng që kërcënohesh se do t’i tërheqësh zvarrë njerëzit?! Mos të ka mbetur shprehi nga edukata familjare, sepse je mësuar që në fëmijëri ta shohësh se si babain tënd e tërhiqnin zvarrë për ta pru në shtëpi sepse rrinte dehur ditë e natë? E ti që kërcënohesh a e ke nga rakia a po çka të ka dehur? Të sugjeroj që të kesh kujdes mos po të kthehet asfallti fytyrës nga kjo dehje”, ka shkruar Haradinaj.

Përndryshe, Nasim Haradinaj është djali i Smajl Haradinajt, ish-i burgosur politik dhe djali i axhës së liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Temat
LajmeVend

Të afërta