Më 21 gusht me një ceremoni mirë të organizuar përfunduan Lojërat Olimpike të Rios.
Atletëve nga vendet të ndryshme të botës, iu bë pritje ceremoniale pavarësisht suksesit që treguan në Lojërat Olimpike.
E njëjta gjë nuk mund të thuhet edhe për atletët e Koresë së Veriut.
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong – Un ka dhënë urdhër për të dënuar të gjithë atletët që nuk kanë pasur sukses në Rio, e në mesin e tyre bëjnë pjesë edhe ata që fituan medalje të argjend dhe të bronztë.
Gjithë atletët që fituan të bronztën dhe të argjendtën në Rio, si dënim u është shqiptuar dërgimi për të jetuar në zonat e varfra të vendit, shkruajnë mediet angleze, përcjell Lajmi.net.
Ndërsa ata që fituan medaljet e arta, do të shpërblehen me një vend më të mirë jetese, një makinë dhe disa dhurata nga regjimi.