Bersant Celina prezantohet te Twente (Foto)

Anëtari i Përfaqësueses së Kosovës, Bersant Celina, sot është prezantuar te skuadra e Twentes, në Holandë.

Manchester City ka arritur marrëveshje me Twenten, për huazimin 1 vjeçar të sulmuesit nga Prizreni.

Sot në ambientet e klubit holandez, Celina është prezantuar duke përshëndetur tifozët e skuadrës së re.

Janë gjasat e mëdha që Celina të debutoi që këtë javë në ‘Erdevise’, ku Twente pret në shtëpi Sparta Rotterdamin.

19 vjeçari që do të jetë pjesë e Kosovës për ndeshjen e parë kualifikuese ndaj Finlandës më 5 shtator, sipas raportimeve në mediet angleze, do të paguhet rreth 12 mijë funte në javë te skuadra e re.

cei

ber-ss-1

Temat
BotëSport

Të afërta