Alienët e gjatë 2.5 metra, vizituan Tokën gjatë Luftës së Dytë Botërore

Proxima B është planeti që u zbulua së fundmi dhe që është shumë afër Tokës, 4 vite drite larg.

Kjo është distancë më e vogël se e planetit Kepler 252B i ngjashëm me Tokën që është 1400 vite drite larg. Ky planet i ri është pjesë e një tjetër sistemi diellor dhe mendohet se është i jetueshëm.

Tani, një pretendim del në pah pas zbulimit të këtij planeti. Sipas disa teorive në internet, në këtë planet jetojnë alienë që janë të gjatë 2.5 metra, 5 herë më të fuqishëm se njerëzit dhe mund të kenë shumë zemra në vend të një që kemi ne.

Gjithashtu, në faqen e internetit që shtrohen këto pretendime, përmendet edhe një libër i viteve ’70 që shkruan se këta alienë, për shkak të afërsisë që planeti i tyre ka me planetin tonë, kanë ardhur në Tokë gjatë Luftës së II Botërore.

Disa të tjerë thonë se hera e fundit që kanë qenë në planetin tonë është viti 2012. Këto qenie thuhet se jetojnë 120 vjet.

Ilustrim-13-570x358

Temat
Fun

Të afërta