Aksion i madh anti-drogë në Plazhin e Madh të Ulqinit, arrestohet disa persona

“Gjithsej janë kapur 199 copë ekstazi, 140.4 gramë marihuanë, 36.3 gramë amfetaminë-spid, një shishe LSD dhe 0.8 gramë substancë e paidentifikuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në aksionin e madh në të cilin kanë marrë pjesë dhjetëra policë, herët në mëngjes në Plazhin e Madh të Ulqinit është kapur sasi e madhe e drogës dhe janë arrestuar disa persona.

Sipas medieve malazeze, ekipet policore rreth orës 01:30 kanë hyrë në lokalin “Kabanya kitesurf” ku mysafir ishte një DJ që luante muzikë elektronike.

Në atë lokal ishin disa qindra persona.

“Gjithsej janë kapur 199 copë ekstazi, 140.4 gramë marihuanë, 36.3 gramë amfetaminë-spid, një shishe LSD dhe 0.8 gramë substancë e paidentifikuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Nuk është bërë i ditur identiteti i të arrestuarve.

plazhaa-650x358

Temat
BotëLajme

Të afërta