AKP-ja i jep Ferronikelit në shfrytëzim minierën e Goleshit

Kjo qiradhënie do të mundësojë vazhdimin e aktiviteteve të Ferronikelit dhe është mbështetur nga te gjitha institucionet relevante te Republikës se Kosovës.

Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e jashtëzakonshme të kryesuar nga Petrit Gashi, ku shqyrtoi kërkesën e “Ndër. e re Ferronikeli” për dhënien e pëlqimit për shfrytëzimin e një pjese të ngastrës kadastrale.

Bordi shqyrtoi kërkesën e “Ndër e re Ferronikeli” dhe morri vendim qe te aprovohet dhënia për shfrytëzim e një prone të Ndërmarrjes Shoqërore “Miniera dhe industria e magnezit” – MIM Goleshi (në likuidim) për një periudhë deri në 12 muaj.

Kjo qiradhënie do të mundësojë vazhdimin e aktiviteteve të Ferronikelit dhe është mbështetur nga te gjitha institucionet relevante te Republikës se Kosovës.

ferron-a-650x358

Temat
LajmeVend

Të afërta