1500 iranianë të rinj nën hetime, tentojnë t’i bashkohen ISIS-it

Ministria e Inteligjencës së Iranit tha sot se pjesëtarët e forcave të sigurisë kanë nën hetime 1,500 të rinj të cilët dyshohet se mund të rekrutohen në radhët e të ashtuquajturit shtetit islamik.

Ministri, Mahmud Ali, tha se anëtarët e departamentit të tij të rinjtë i kanë marrë në pyetje që të bisedojnë me ta, për qëllim të parandalimit se mund t’i bashkohen në radhët e ISIS-it, shkruan lajmi.net.

Ndër tjera ai ka thënë se ministria e tij “po monitoron nga afër të gjithë ata që po shfaqin një tendencë drejt bashkimit me grupet ekstremiste që janë duke luftuar në Irak dhe Siri”.

267000-650x358

ISIS-mitraloze-650x358

isis-3-1-564x358

Temat
BotëLajme

Të afërta