Sulmohet me armë zjarri autokolona e kryeopozitarit të Turqisë

Një konflikt i armatosur ka ndodhur në rajonin Shavshat në qytetin Artvin të Turqisë gjatë kalimit të autokolonës së kryetarit të Përgjithshëm të Partisë CHP, Kemal Kiliçdaroglu.

Kiliçdaroglu, pasi ka biseduar me qytetarët në rajonin Şavşat në kuadër të programit në qytetin Artvin, ka marrë drejtimin për tu larguar nga ky rajon, ku më pas mësohet se është hapur zjarr ndaj forcave të sigurisë të cilët kishin marrë masat në destinacionin ku do të kalonte Kiliçdaroglu, raporton Anadolu Agency (AA).

Si pasojë e kundërpërgjigjes nga forcat e sigurisë në rajon pati shkëmbime të zjarrit.

Kiliçdaroglu dhe shoqëruesit e tij nën masa të sigurisë më pas janë nisur duke u kthyer në rajonin Shavshat.

Gjithashtu theksohet se gjatë konfliktit me armë nga automjetet në autokolonë nuk ka të dëmtuar dhe se gjendja shëndetësore e Kiliçdaroglu dhe personave që e shoqëronin është e mirë.

thumbs_b_c_3e0dd882bc36dc264c07d384b933ac81-650x358

Temat
BotëLajme

Të afërta