Qeveria harxhon 350 mijë dollarë për ta mbrojtur PTK-në në gjykatë

Qeveria e Kosovës ka ndarë 350 mijë dollarë që t’i paguajë shpenzimet administrative në kontekstin e ngritur nga kompania ACP AXOS për dështimin e privatizimit të PTK’së

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sajë të radhës ka miratuar Propozim-vendimin për ndarjen e mjeteve financiare për vazhdimin e ndërmarrjes së veprimeve procedurale me karakter urgjent, pranë Qendrës Ndërkombëtare për Zgjedhjen e Kontesteve Investive ICSID (arbitrazh) në çështjen e ngritur nga kompania ACT Axos Capital për procesin e privatizimit e PTK-së.

Qeveria e ka angazhuar kompaninë ligjore “Patton Boggs” për ndërmarrjen e veprimeve procedural-përgatitore me karakter urgjent pranë Qendrës Ndërkombëtare për Zgjedhjen e Kontesteve Investive (ICSID), dhe fillimisht ka ndarë mjetet e para ne vlerë prej 350 mijë dollarëve.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci tha se nevojiten mjete financiare që ky proces të realizohet në tërësi dhe që më pas, së bashku me Ministrinë e financave të vazhdohet me planin, raporton lajmi.net.

Qeveria po ashtu ka miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve financiar për parandalimin dhe luftimin e sëmundjes gungore të lëkurës së gjedhit.

Kompania ACP AXOS i do së paku 50 milionë euro nga Qeveria për dështimin e privatizimit të PTK’s.

Temat
LajmeVend

Të afërta