Histori tragjike nga tërmeti në Itali, 8- vjeçarja shpëton motrën, vdes vetë

Një tjetër histori tragjike vjen nga Italia, pas tërmetit të tmerrshëm që deri tani ka lënë më shumë se 250 të vdekur.

“Daily Mail” publikon historinë e një 8­vjeçareje e cila thuhet se humbi jetën nën gërmadhat e tërmetit në Pescara del Tronto duke mbrojtur motrën e saj më të vogël.

Giulia Renaldo u hodh me trup në mbrojtje të motrës duke sakrifikuar veten për të. Dy vajzat u gjetën nën gërmadhat e shtëpisë, por vetëm njëra mbijetoi.

Gjyshja e tyre, Angela Cafini nuk ka më lot. ‘Giulia vdiq duke mbrojtur motrën. Iu hodh dhe e pushtoi. Kjo është arsyeja e vetme që e vogla është ende gjallë.

Nuk ka asnjë gërvishtje sepse e gjithë pesha e shtëpisë ra mbi Giulia”, thotë Angela.

3792554D00000578-0-image-a-15_1472124661435-636x358

379228EF00000578-3757734-image-a-1_1472123499440

3792292F00000578-3757734-image-a-12_1472123784670

Temat
BotëLajme

Të afërta