Bulliqi flet për argumente shtesë lidhur me Demarkacionin

Deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi, i njohur si ekspert i përcaktimit të kufijve ndërshtetëror, ka theksuar se argumentet në lidhje me demarkacionin nuk kanë përfunduar dhe nëse është e nevojshme do të shpalosin edhe shumë të tjera.

“Kemi argumente sepse argumentet janë gjithkund në çdo vend dhe çdo dite . Kemi aq argumente të mjaftueshme për të treguar se këta njerëz kanë punuar keq”, ka thënë Bulliqi.

Gjithashtu deputeti dhe eksperti i çështjes së demarkacionit nuk ka lënë pa përmendur faktin se kurdo që është e nevojshme që sërish të shpalosen argumente të tjera ai është i gatshëm ta bëjë.

“Kurdo që është e nevojshme ne jemi të gatshëm që sërish të shpalosim edhe shumë argumente të tjera të cilat tregojnë që kanë bë punë ta gabueshme dhe janë duke e cenuar integritetin territorial të shtetit”, ka thënë Bulliqi.

“Besoj se këta janë shumë të mençur për të mos votuar fare me 1shtator. Mendoj se nuk do të votohet fare demarkacioni me Malin e Zi më 1 shtator”, ka përfunduar Bulliqi.

Temat
LajmeVend

Të afërta