Besnik Hasi ka qenë shumë i pafat në shortin e Ligës së Kampionëve.
Kosovari që drejton Legia Varshavën, do të jetë pjesë e grupit F, së bashku me Real Madridin, Sporting Lisbonën dhe Borussia Dortmundin.
Hasi është shqiptari më i pafat në short, nga të gjithë shqiptarët që këtë edicion janë pjesë e garës së madhe evropiane, shkruan Lajmi.net.
Përndryshe Hasi bëri historinë me kualifikimin në Ligën e Kampionëve, duke e bërë Legian skuadrën e parë polake që kualifikohet pas 20 vitesh.