Rrokulliset vetura në Raushiq të Pejës (Foto)

Një veturë është vetaksidentuar sonte në Raushiq të Pejës.

Dëshmitarët i kanë thënë KosovaPressit se dy vetura, njëra e tipit ‘Mercedes’ dhe një tjetër ‘Audi’, duke e zhvilluar një garë në mes tyre, për pasojë ngasësi i veturës audi ka humbur kontrollin, me ç’rast është rrokullisur.

Gjithnjë sipas dëshmitarëve, ngjarja ka ndodhur në afërsi të një restoranti, rrugës për në fshatin Raushiq. Ata kanë thënë se vetura e tipit mercedes, ka arritur të evitojë aksidentin.

Nuk dihet për të lënduar, derisa KosovaPressi ka tentuar të kontaktojë zëdhënësin e PK-së për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj, por ai nuk ka qenë i qasshëm.

vetura3-1

vetura2-1

Temat
LajmeVend

Të afërta