Ronaldo: Ky ishte lojtari më i mirë në Euro 2016 (FOTO)

Për Cristiano Ronaldo, bashkëvendësi i tij, Pepe, ishte lojtari më i mirë i Kampionatit Evropian Euro 2016 që u mbajt në Francë.

Portugalia tregoi sukses të madh duke triumfuar në Euro 2016, ku në finale mundi 1:0 organizatorët e Francës.

Njëri ndër lojtarët që ka luajtur rol kyç në këtë sukses, padyshim që është edhe mbrojtësi Pepe, të cilin Ronaldo e ka vlerësuar shumë gjatë një interviste për Uefa.com.

“Në librin tim, Pepe ishte i jashtëzakonshëm gjatë këtij viti. Ky ndoshta ishte sezoni më i mirë i tij. Unë jam i lumtur që ai është përfshirë në ekipin më të mirë të Euro 2016, dhe sipas mendimit tim ai ishte lojtari më i mirë i turneut”, ka deklaruar Ronaldo për Uefa.com, përcjell Lajmi.net.

de-lina-v

Temat
BotëSport

Të afërta