Real Madrid me kundërshtarin më të keq (Foto)

Njësoj si Barcelona, edhe Real Madrid si bartës i grupit në shortin e Ligës së Kampionëve rrezikon të takohet me ndonjë kundërshtar të fortë.

Real Madrid është bartës i grupit në shortin e Ligës së Kampionëve.

Por, kjo nuk nënkupton se nuk rrezikon ndonjë kundërshtar të fortë në grup.

Në mesin e opsioneve ka shumë skuadra kualitative pa i llogaritur ato spanjolle me të cilat nuk ka të drejtë të takohet.

Borussia Dortmund e Arsenal janë në vazon e dytë si kundërshtar të mundshëm, përcjell “Lajmi.net”. Por, kundërshtari më i keq në grup për Real Madridin mund të jetë pa dyshim Manchester City.

Ekipi i Pep Guardiolës ka fituar ndeshjen e parë të play-offit kundër Steaua Bukureshtit me rezultat 5:0, andaj është favorit absolut për ta vulosur kualifikimin sonte në takimin e kthimit.

Kurse, tifozët e Real Madridit me siguri se nuk e dëshirojnë Manchester Cityn – e përforcuar – si kundërshtar në grup.

Football Soccer - Steaua Bucharest v Manchester City - UEFA Champions League Qualifying Play-Off First Leg - National Arena, Bucharest, Romania - 16/8/16 Manchester City's Sergio Aguero celebrates scoring their fourth goal with team mates Action Images via Reuters / John Sibley Livepic EDITORIAL USE ONLY.

199-29-650x358

Temat
BotëSport

Të afërta