Presidenti italian: “Një moment i dhimbjes”

Presidenti italian Sergio Mattarella ka përshkruar tërmetin si “një moment i dhimbjes”, dhe ka dërguar ngushëllime për familjaret e viktimave të tërmetit, në një deklaratë, shkruan CNN.

“Në këtë moment ne kemi nevojë për t’i bashkuar forcat tona për të shpëtuar jetën e njerëzve, të trajtojmë të plagosurit dhe për të siguruar kushtet më të mira për personat e zhvendosur”.

Një qytet i vogël në qendër të Italisë është goditur nga tërmeti natën e kaluar duke u rrafshuar gati tërësisht.

Nga tërmeti mbetën të vdekur 13 persona e shumë të tjerë u lënduan.

Presidenti-italian-650x358

Temat
BotëLajme

Të afërta