Numri i punëdhënësve turq në Evropë është 149 mijë

Njoftohet se numri i punëdhënësve turq brenda kufijve të Bashkimit Evropian (BE) ka arritur në 149 mijë.

Sipas hulumtimit të Fondacionit Turko-Evropian për Arsim dhe Hulumtime Shkencore (TAVAK) të bërë për vitin 2016, në Gjermani jetojnë 3 milionë 100 mijë turq.

Një milion e 700 mijë turq që jetojnë në Gjermani mbajnë pasaporta turke, numri i të rriturve me pasaporta gjermane është 980 mijë, ndërsa 360 mijë fëmijë mbajnë pasaporta gjermane, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga hulumtimi bëhet e ditur se numri i sipërmarrësve turq brenda kufijve të BE-së ka arritur në 149 mijë.

Kryetari i TAVAK-ut, Faruk Şen, në vlerësimin e tij në lidhje me rezultatet e hulumtimit, tha se në BE gjenden 3.5 milionë punonjës me origjinë nga Turqia dhe se ky numër korrespondon në 0.67 për qind të gjithë punonjësve brenda BE-së.

Duke njoftuar se të ardhurat vjetore të turqve në Gjermani janë rreth 18.4 miliardë euro, Şen theksoi se 16.6 miliardë euro nga këto përdorën për harxhimet, ndërsa rreth 1.8 miliardë euro kursehen.

Vetëm në Gjermani ka 77.200 sipërmarrës me origjinë nga Turqia

Faruk Şen thekson se vetëm në Gjermani ka 77.200 sipërmarrës me origjinë nga Turqia dhe se këto punëdhënës janë në nivel që nuk mund të mohohen për ekonomin e Gjermanisë.

Duke bërë të ditur se mes viteve 2006-2012 janë bërë një mijë riatdhesime nga Gjermania në Turqi, Şen u shpreh se supozojnë që në vitin 2023, numri i ndërmarrësve punëdhënës me origjinë turke në Gjermani do të jetë 95 mijë.

Şen theksoi se nga hulumtimi i realizuar shihet se nuk ka zvogëlim të shifrave edhe krahas disa ecurive negative mes BE-së dhe Turqisë dhe se rënie ka vetëm në qarkullim dhe fitime. Ai bëri të ditur se ndërmarrësit turq brenda BE-së bëjnë investime në 126 sektorë të ndryshëm, ndërkohë që ndërmarrësit me origjinë tjetër investojnë vetëm në pesë sektorë.

Temat
Fun

Të afërta