Lamtumirë Koln, Mërgim Mavraj befason me skuadrën e re

Mërgim Mavraj mund të jetë futbollisti i radhës shqiptar që ndërron skuadër.

Mbrojtësi që shkëlqeu në Euro 2016 me Shqipërinë, mund të kaloi në Serie A, te skuadra e Sampdorias, shkruajnë mediet italiane.

Edhe pse në një intervistë të pak ditëve më parë për “Bild”, Mavraj u shpreh se ndihej shumë mirë te Kolni dhe me shumë mundësi do ta zgjaste kontratën e tij me klubin gjerman, një ofertë e mirë nga Serie A, mund të bëjë 30 vjeçari që ndërroi mendje.

Media italiane ‘Tuttomercatoweb’, shkruan se Mërgim Mavraj është dëshira e presidentit të Sampdorias, i cili këto ditë edhe do të bëjë hapa konkret për të arritur te mbrojtësi shqiptar.

mer-gim-650x358

Temat
BotëSport

Të afërta