Hyseni: Mbrapa lypsarëve janë bosët, andaj s’duhet t’i mbyllim sytë

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Skender Hyseni ka thënë se duhet të ndihemi krenar që asnjë kosovar nuk u është bashkuar grupeve terroriste që një vit.

Ai gjatë fjalimit të tij në takimit përmbyllës të forumeve lokale të sigurisë të mbajtur në Prishtinë, ka bërë thirrje që të ketë bashkëpunim mes institucioneve qendrore dhe lokale për parandalimin e dukurive negative në vend.

Hyseni ka thënë një bashkëpunim i tillë ka dhënë rezultate në luftën kundër ekstremizmit.

“Parandalimi i ekstremizmit dhe radikalizmit është dëshmia më e mirë qe nëse funksionon çdo hallkë zingjirore e institucionale mund të parandalohet. Që një vit s’ka pasur asnjë rast të shkuarjes të asnjë kosovari.

” Sot e kemi një gjendje në këtë fushë që mund të krenohemi por assesi të ndjehemi komod”, tha Hyseni, transmeton lajmi.net.

Ai ka folur edhe lypsarët në rrugë duke thënë se pas tyre qëndrojnë bosët që vijnë jashtë Kosovës, ndaj të cilëve siç është shprehu ai nuk duhet të qëndrojmë indiferent.

“Tregtaret me njerëz e ndjenjë veten pronar të viktimave që trafikojnë. I japin vetës të drejt të pa pranuar që ti shesin fëmijët. Sheshet e Kosovës janë të mbushur me lypsar mbrapa tyre qëndrinë bosët. Ata vinë nga jashtë Kosovës ne nuk duhet ti mbyllim sytë por duhet ta luftojmë ketë dukuri. Ne duhet të mobilizohemi që trafikantët të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar dhe jo dënime qesharake siç kanë marr deri tash”, është shprehur Hyseni.

14111923_10210371862393116_1519281139_n-1

Ai ka ngritur shqetësimin edhe për përdorim të substancave narkotike nga të rinjtë kosovarë. Sipas tij që nga mosha 16 vjeçare të rinjtë e Kosovës fillojnë të konsumojnë lëndë narkotike që sipas tij, janë barrë për familjen, shoqërinë dhe shtetit.

Hyseni thotë së në këtë rast shkolla luan rol kryesor në parandalim. Duke folur për funksionim e forumeve lokale të sigurisë , ministri Hyseni ka thënë se do të punohet në që të rregullohet statusi ligjor si dhe financiar i tyre.

Temat
LajmeVend

Të afërta