Gjërat që duhet t’i bëni sa jeni ende të rinj

Rinia është kohë e energjisë së mahnitshme dhe veprimeve spontane. Është një periudhë ku koha ecën ngadalë dhe duket se çdo gjë përpara është shumë larg dhe se jeta do të jetë e përhershme.

Shpeshherë ne i themi vetes, “Jam ende i ri, kam kohë të udhëtojë, të mësoj gjuhë të huaja, të gjejë dikë të veçantë…” Por, shpeshherë e shohim se koha kalon më shpejt sesa që ne mendojmë, transmeton Telegrafi.

Prandaj, mos e shpenzoni kohën gabimisht duke ëndërruar për jetën – jetoni ëndrrat.

Shikoni lindjen e diellit në një vend të pazakonshëm

Qoftë nëse është Troll’s Tongue në Norvegji, një ishull i vogël në oqean apo tavani i një ndërtese të lartë në qytetin e lindjes, çdo vend funksionon. Thjesht lini shtratin me rrezet e lehta të diellit në mëngjes dhe mos harroni të shprehni një dëshirë kur fillon dita e re.

1-340

Udhëtoni

Thonë se njerëzit që shpenzojnë para për udhëtime në vend të rrobave dhe gjërave tjera të parëndësishme, janë shumë më të lumtur. Shpeshherë edhe një udhëtim i vogël në një qytet fqinj mund ta hapë një botë të re për ju, e lëre më vizitimi i shteteve të huaja.

2-215

Gjeni kohë për vëllanë apo motrën më të vogël

Vëllezërit dhe motrat e mëdha kanë gjithmonë gjëra për të bërë, por asnjëherë nuk do të pendohen për kohën që e kalojnë me vëllezërit dhe motrat e tyre më të vogël. Ata rriten shumë shpejt, dhe mund ta zbuloni se keni shumë të përbashkëta.

Pushtoni frikësimet që i keni

Frika ndaj errësirës, lartësive apo ujit janë shumë të zakonshme. Por, është më mirë t’i sfidoni fobitë që i keni dhe të bëheni më të fuqishëm dhe të lirë.

3-181

Gjeni kohë për të mësuar

Provimet vinë më shpejt sesa ç’mund të mendoni. Mos jepni arsyetime të kota për të vonuar përgatitjen tuaj.

Temat
Fun

Të afërta