Bayern Munich me një kundërshtar special (Foto)

Bayern Munich mund të ndeshet me Atletico Madridin në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Bayern Munich mund ta ketë rastin për hakmarrje ndaj Atletico Madridit në fazën e grupeve të edicionit të ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Skuadra spanjolle e eliminoi gjigantin bavarez në gjysmëfinalen e sezonit të shkuar edhe pse ekipi aso kohe i drejtuar nga Pep Guardiola dominoi ndeshjen e kthimit, por rezultati nuk ishte i duhuri për kualifikim në finale.

Andaj, këto dy skuadra mund të ballafaqohen sërish nëse shorti i përcakton si kundërshtar, përcjell “Lajmi.net”.

Bayern Munich është bartës i grupit kurse Atletico Madrid gjendet në vazon e dytë që e bën të mundur një duel mes tyre në rrethin e parë të Ligës së Kampionëve.

199-24

Temat
BotëSport

Të afërta