Arrestohen 7 persona në Dukagjin, dyshohet se janë fajdexhinj

Policia e Kosovës ka kryer sot aksion bastisjesh në rajonin e Dukagjinit, me ç’rast ka arrestuar 7 persona kurse 3 të tjerë ende janë në kërkim.

Bastisjet kanë të bëjnë me veprat penale, që ndërlidhen me fajdet, raporton lajmi.net.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net edhe zëdhënësi i Policisë Baki Kelani.

Sipas tij, Policia e Kosovës sot ka ndërmarrë një operacion policor në rajonin e Dukagjinit, ne funksion te luftimit të dukurive negative dhe veprave penale, që ndërlidhen me fajdet.

Kelani tha se operacioni policor përfshinë kontrollimin e 12 lokacioneneve të 10 personave te dyshuar.

Deri në orën 11:00, ai bëri të ditur se janë arrestuar 7 persona, përderisa 3 te tjerë nuk janë gjetur dhe janë në kërkim nga Policia.

”Gjatë operacionit policor janë gjetur armë si dhe janë konfiskuar dëshmi të rëndësishme si para dhe dokumente të ndryshme që mund te përdoren për procedim të mëtejmë ligjor”, tha kelani pë lajmi.net.

Temat
LajmeVend

Të afërta