Alma Lama dekretohet si ambasadore

Alma Lama sot ka marrë dekretimin për pozitën e saj të re, si ambasadore e Kosovës në shtetin e Italisë.

Ajo ka bërë të ditur se poashtu ka dhënë dorëheqje nga posti i deputetes së Kuvendit të Kosovës.

Lama është shprehur se ajo është emocionuar nga ky moment, ndërsa ka thënë se e ka pasur për privilegj dhe përgjegjësi punën e saj si deputete.

“Ky ishte një moment mjaft emocional për mua, sepse kam investuar shumë nga energjitë e mia në këtë punë, dhe ishte krijuar një lidhje shpirtërore. Është privilegj të jesh përfaqësues i popullit, ashtu sikurse është përgjegjësi e madhe. Ajo cfarë më bën krenare është se prej ditës së parë që kam shkelur në Kuvend, kam punuar me përkushtim maksimal që të përfaqësoj denjësisht interesat e qytetarëve dhe shtetit të Kosovës. Kam punuar me idealizëm, me kaq shumë idealizëm sa për disa njerëz është i pakuptueshëm”.

Ajo ka thënë se disa e kanë sulmuar pa zgjedhur mjete, ajo do të vazhdojë me idealizimin e njejtë edhe në detyrën e re.

“Tani e tutje si përfaqësuese e shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të saj, do të punoj me të njejtin përkushtim që Kosova të përfaqësohet në mënyrën më të denjë të mundshme në shtetin mik, Italinë, që qytetarët e Kosovës që jetojnë atje, të ndihen të përkrahur dhe dinjitozë për shtetin e tyre, që marëdhëniet mes dy vendeve të avancohen, duke respektuar plotësisht punën që kanë bërë paraardhësit e mi atje”, ka shkruar Lama në llogarinë e saj në Facebook, transmeton Klan Kosova.

Ajo në fund ka falenderuar përfaqësuesit e institucioneve për besimin e treguar ndaj saj.

Temat
LajmeVend

Të afërta