AAK: Qeveria urgjentisht t’i sigurojë vaksinat për sëmundjen gungore të gjedhit

Departamenti për Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural i AAK-së, konstaton se përhapja e kësaj sëmundjeje tek gjedhet, Është alarmuese për fermerët vendor, të cilët ekzistencën e tyre e sigurojnë nga kultivimi i gjedheve në fermat e tyre

“Pavarësisht se Kosova ka rreth 270.000 krerë gjedhe, këto ditë sëmundja gungore e lëkurës së gjedheve, është duke u përhapur në të gjitha zonat e vendit dhe po merr përmasat e një epidemie. Ky trend tragjik, nëse nuk parandalohet, mund ta dëmtojë seriozisht fondin e gjedheve, këtë kategori shumë të rëndësishme të kafshëve shtëpiake, nga të cilat sigurojmë qumështin, mishin dhe shumë produkte të tyre”, thuhet në njoftimin e Departamentit për Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural i AAK-së.

Ekspertët e Departamentit për Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural të AAK-së, thonë se kanë vizituar mbi 160 ferma, me ç’rast kanë konstatuar se mbi 2600 krerë gjedhe janë të prekura nga sëmundja gungore e lëkurës së gjedheve, prej të cilave mbi 300 krerë gjedhe janë me shenja klinike të qarta dhe 50 gjedhe janë të ngordhura.

“Për këtë kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që brenda një periudhe sa më të shkurtër kohore, të sigurohen vaksinat përkatëse për të parandaluar këtë sëmundje. Nëse sëmundja nuk mjekohet me vaksina, atëherë ngordhja e kafshëve është e pashmangshme”, thuhet në njoftim.

Sipas tyre, Qeveria e Kosovës, duhet t’a angazhojë Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës që të realizojë vaksionimin masiv për gjedhet e të gjitha zonave të vendit, sepse 25 mijë dozat e vaksinave të para të cilat ishin siguruar nga Komisioni Evropian, u shpërndan për gjedhet në Komunën e Kamenicës, e cila u identifikua si zona e parë, ku shpërtheu kjo sëmundje. Është alarmuese kjo gjendje për fermerët, duke pasur parasysh gjendjen socio-ekonomike të tyre, andaj Departamenti për Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural i AAK-së, kërkon një mobilizim institucional për t’iu dale në ndihmë fermerëve, drejtë angazhimit që në kohë sa më të shpejtë dhe në afat sa më të shkurtër, të sigurohen vaksinat.

Ekspertët e Departamentit për Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural të AAK-së, ftojnë dikasterët shtetëror që sa më pare të identifikojnë numrin e kafshëve të prekura nga sëmundja gugore e lëkurës së gjedheve. Për gjedhet e sëmura të udhëzohet se siduhet të intervenohet, ndërsa gjedhet e ngordhura të groposen, në më nyrë që mos të vijnë në kontakt me gjedhet tjera, duke ndalur rritjen e rrezikut manifestues në terren. Krahas kësaj, urgjentisht Qeveria e Kosovës me anekse ligjore,duhet të realizojë kompensimin e bagëtive të ngordhura.

Rekomandime:

Sigurimi i vaksinave për sëmundjen gungore të lëkurës së gjedheve, duhet të bëhet sa më pare për faktet:

Qeveria e Kosovës duhet t’isigurojë vaksinat, sepse dëmi mund të jetë i paparashikueshëm;

Fermerët që kanë pësuar të kompensohen dhe të mos bankrotojnë, në mënyrë që të mos i nënshtrohemi importit marramendës të qumështit dhe mishit. Në të kundërten fermerët do të dekurajohen dhe do t’a humbin interesimin të investojnë në zhvillimin e blegtorisë, sector ky shumë domethënës për ekonominë e vendit tonë;

Shërbimet veterinere duhet urgjentisht të bëjnë kontrollin e lëvizjeve të kafshëve, sidomos importit nga vendet e rajonit, meqë sëmundja rrezikon të bartet. Të kontrollohen therrtoret të cilat dyshohen se bejnë therrjen e kafshëve të kontarbanduara dhe pa dokumantacion i cili Është burim potencial i përhapjes së sëmundjes;

Të ushtrohet kontroll i rreptë në mishtoret të cilat shesin mish i cili nu kështë i damkosur (vulosur), i cili mund të jetë i kontrabanduar dhe i pakontrolluar;

Në zonat ku Është paraqitur sëmundja, të merren masa parandaluese, ndërsa në rast se kafshët kanë ngordhur të bëhet hapja e gropave për groposjen dhe asgjësimine tyre. Sipas nevojës të bëhet mbyllja e tregjeve të kafshëve në zonat e infektuara;

Të realizohet dezinsektimi i stallave;

Të realizohet kontrolli i mishit në thertore dhe në pikat e shitjes nga veterinerët.

Departamentit për Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural i AAK-së

Prof. dr. Imer R. RUSINOVCI

Temat
LajmeVend

Të afërta