Vetëvritet një serb në veri, dyshohet se përdorte lëndë narkotike

Një person i nacionalitetit serb ka bërë vetëvrasje duke u varur me litar në dhomën e tij.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës viktima sipas nënës së tije e cila e ka lajmëruar policinë ishte mbyllur në dhomë dhe nuk ishte përgjigjur thirrjeve të saj.

Ai dyshohet se ishte përdorues i lëndëve narkotike.

“Ankuesja femër K/Serbe ka informuar se djali i saj mashkull K/Serb (dyshohet përdorues i lëndëve narkotike) është mbyllur ne banesë dhe se nuk përgjigjet ne telefon, njësiti policor dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë depërtuar ne banesë ku e kanë gjetur viktimën pa shenja jete . Vdekjen e ka konstatuar edhe mjeku kujdestar. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i dorëzohet familjes”, thuhet në njoftim.

Temat
LajmeVend

Të afërta