Pep Guardiola “kapet” me Joe Hartin, ky i fundit lë stërvitjet (VIDEO)

Stërvitja e sotme me gjasë është e fundit për portierin Joe Hart te Manchester City.

Reprezentuesi anglez ka pasur një bisedë të tensionuar me trajnerin Pep Guardiola sot në stërvitje, shkruajnë mediet në Angli.

Pas kësaj bisede, portieri është larguar nga stërvitja.

Sot në Mançester ka mbërritur portieri Claudio Bravo, për të kompletuar transferimin te City, ardhja e të cilit largon Joe Hartin, dhe kalimi te Everton është një alternativë shumë e mundshme.

Temat
BotëSport

Të afërta