OKB-ja paralajmëron për rreziqet e ofanzivës në Mosul

Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar që ndikimi në njerëz do të jetë shumë i madh nga ofanziva e planifikuar nga qeveria irakiane për marrjen nën kontroll të qytetit Mosul, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Afërsisht 1.2 milion njerëz janë duke jetuar në Mosul dhe në afërsi të këtij qyteti, të cilët mund të preken nga operacioni për të larguar militantët xhihadist të Shtetit Islamik.

Më shumë se 120,000 persona tashmë janë zhvendosur që kur kanë filluar luftimet për të pastruar territorin në mars.

Mosuli, qyteti i dytë më i madh në Irak, ka qenë nën kontrollin e IS që nga qershori i vitit 2014.

Temat
BotëLajme

Të afërta