Një lajm i keq për shoferët e automjeteve në Vjenë të Austrisë. Qyteti i Vjenës nga viti 2017 do të ngrejë shifrën e parkimit për 5 për qind.
Kjo do të thotë se 30 minuta parkim do të kushtojnë 1.05 euro dhe 60 minuta 2.10 euro, shkruan heute.at, transmeton albinfo.ch.
Tiketat e parkimit të reja do të lëshohen në shitje nga mesi i nëntorit, ndërsa të vjetrat mund të kthehen deri në fund të qershorit te kasa e qytetit të Vjenës ose mund të shkëmbehen më të rejat dhe të shtohen paratë. Po ashtu tarifa do të rritet për 3.3 % për ujë, kanalizim dhe mbeturina.