“Më la pa rroba në pyll”, rrëfimi shokues i vajzës që përdhunoi i ati

Një rrëfim ndryshe vjen nga 15­vjeçarja E.P.. Gjatë marrjes në pyetje nga policia e Dibrës (një oficere policie), vajza ka treguar me detaje se si është përdhunuar nga babai i saj biologjik, Guri Përgjegji. Minorenia ka deklaruar se i ati, pasi ka abuzuar seksualisht me të, e ka lënë lakuriq në pyll.

“Atë ditë ishim duke ecur nëpër pyll për t’u kthyer në banesë, kur babai ndaloi. Ai hoqi xhupin, pantallonat dhe këpucët dhe pastaj më urdhëroi dhe mua që të hiqja atletet. I hoqa. Pastaj ai më tha që të zhvishesha. Unë kundërshtova, por ai më kapi dhe mi hoqi rrobat me dhunë.

Bërtita me të madhe, por nuk më dëgjonte kush, pasi nuk kishte njeri rreth e rrotull. Ima atë shtroi përtokë rrobat e të dyve dhe më pas më përdhunoi”, ka thënë minorenia. Ndërkaq, ajo ka pohuar se babai i saj la të zhveshur në mes të pyllit dhe u nis me të shpejtë për në shtëpi. “Ai iku, ndërsa mua më la ashtu lakuriq. Isha e traumatizuar.

Nuk e doja veten. Nuk dija se çfarë të bëja. Më pas vesha rrobat që ishin tërë baltë dhe shkova në shtëpi. Sapo më pa njerka, më pyeti se çfarë kisha dhe pse isha bërë gjithë baltë. I tregova ngjarjen, i thashë se më kishte përdhunuar babai.

Njerka më besoi dhe filloi t’i kërkonte llogari burrit të saj, babait tim. I tha që të ikte nga shtëpia. Sakaq, “GSH” ka siguruar dhe dëshminë e njerkës së minorenes.

Kjo e fundit ka deklaruar se vajza ka mbërritur në shtëpi gjysmë ore pas të shoqit. “Kur erdhi vajza, vura re se ishte shumë e tronditur. E pyeta dhe ajo më tregoi se çfarë kishte ndodhur. Në çast i thashë Gurit: ‘Nëse ti e ke bërë këtë punë, ik menjëherë prej këtu’. Ai mu përgjigj se nuk kishte bërë asgjë.

Ndërsa, për rrobat që i kishte tërë baltë më tha se ishte rrëzuar. Nuk doja ta dëgjoja më, por i thashë që të zhdukej nga shtëpia. Ai hëngri një pjatë me makarona dhe u largua për tek bagëtitë. Unë me vajzën shkuam te kunati dhe më pas bëmë denoncim në polici”, ka pohuar njerka e 15­vjeçares.

Temat
LajmeRajon

Të afërta