Largohet Gjimshiti

Berat Gjimshiti është afër të marrë një vendim të rëndësishëm.

Berat Gjimshiti mund të largohet nga Atalanta, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

E përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport” ka bërë të ditur se reprezentuesi shqiptar mund të transferohet në Crotone, skuadër e sapo promovuar në Serie A, përcjell “Lajmi.net”.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Davide Nicola është në kërkim të dy lojtarëve për të përforcuar repartin defansiv dhe Gjimshiti është një alternativë që pëlqehet, për faktin se mund të aktivizohet në qendër, por edhe si mbrojtës krahu.

188-10-650x358

Temat
BotëSport

Të afërta