Kosovë -Shqipëri, bashkë në procesin e integrimit

Zëvendësministri i Integrimit Evropian, Ramadan Ilazi zhvilloi një takim me zëvendësministren e Integrimit Evropian të Shqipërisë, Eralda (Methasani) Çani.

Gjatë këtij takimi në fokus të bashkëbiseduesve ishte bashkëpunimi mes këtyre dy ministrive në shkëmbimin e eksperiencave në proceset e integrimit ku të dy vendet gjenden aktualisht.

Çani falënderoi Ilazin për këtë takim dhe u shpreh e hapur dhe e gatshme që Ministria e Integrimit të jetë e pranishme për çdo nevojë në dokumente që ministria e Integrimit në Kosovë mund të ketë nevojë.

Të dy bashkëbiseduesit paraqitën një tablo të qartë gjithë strukturave të integrimit që ka në të dyja vendet. Gjithashtu diskutuan edhe mbi rolin që duhet të ketë shoqëria civile.

Disa pika të tjera të diskutimit ishin roli dhe funksioni koordinues i MIE-s brenda vendit në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Europian, funksionimin e strukturave të MSA-së dhe atyre të negociatave të anëtarësimit, zbatimi dhe monitorimi i zbatimit të MSA-së, prioriteteve kyçe dhe Planit Kombëtar për Integrimin Europian.

Ilazi gjithashtu ka zhvilluar takime edhe me zëvendësministren e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Odeta Barballushi.

14075145_10210364813776905_614795655_o-1-1024x768

14113831_10210364813736904_197738752_o-650x358

Temat
LajmeRajonVend

Të afërta