Dumoshi: Drejtuesit e Komunës së Prishtinës po zaptojnë meritat e të tjerëve

Vlora Dumoshi, shefe e stafit në kryeministri, ish – drejtoresha për Kulturë në Komunën e Prishtinës ka uruar prishtinasit për hapjen e objektit të ri të Bibliotekës “Hivzi Sylejmani” në lagjen “Dardani”, por ka reaguar ndaj zyrtarëve aktual të komunës.

Ajo thotë se ky projekt është nisur dhe realizuar nga qeverisja e kaluar komunale në Prishtinë, ndërsa nuk janë ftuar asnjëri prejt tyre në cerëmonin e hapjes së Bibliotekës së re, raporton lajmi.net

Ajo vlerëson se drejtuesit e komunës, me këtë qasje jo institucionale, siq e quan Dumoshi, po zaptojnë meritat e huaja dhe po përpiqen të përfitojnë politikisht.

Ja reagimi i saj i plotë:

Miq të dashur,

Fillimisht, shpreh gëzimin e madh që sot do të bëhet hapja e objektit të ri të Bibliotekës “Hivzi Sylejmani” në lagjen “Dardania”, një projekt i nisur dhe i realizuar nga qeverisja e kaluar komunale në Prishtinë.

I gëzohem në veçanti kësaj ngjarje, pasi që në cilësinë e drejtoreshës për Kulturë, së bashku me bashkëpunëtorët e mi, kemi punuar me përkushtim të veçantë për realizmin e këtij projekti shumë të vlefshëm për qytetarët e Prishtinës.

Ndërkaq, drejtuesit aktual të Komunës së Prishtinës, sot kanë organizuar ceremoninë e hapjes së Bibliotekës së re, duke mos ftuar asamblistët e partisë më të madhe në Kuvendin Komunal, e as njerëzit që kanë dhënë kontribut të veçantë në realizmin e këtij projekti.

Drejtuesit e Komunës, me këtë qasje joinstitucionale po dëshmojnë përpjekjen permanente për zaptim të meritave të huaja dhe për përfitime politike duke promovuar projektet nga qeverisja e kaluar.

Temat
LajmeVend

Të afërta