Befason Mourinho, tregon një sekret

Jose Mourinho ka treguar se si ka mundur të kthehej në Serie A ose La Ligan spanjolle.

Trajneri portugez, Jose Morinho e ka nisur shumë mirë aventurën e tij në Manchester United, ku ka fituar një titull dhe ka shënuar fitore në dy ndeshjet e para të Premierligës.

Por, ai gjatë një interviste për Sport, ka treguar se para se të vendoste për Unitedin, ka mundur të kthehej në La Liga ose Serie A.

“Mund të shkoja në Itali ose në Spanjë, ashtu siç kam bërë në të kaluarën. Por Premierliga është vërtet speciale. Në shumë vende klubet më të njohur duan të jenë gjithmonë e më të mëdhenj e të lënë të tjerët pas, por në Angli ndodh e kundërta. Këtu duan që të gjitha skuadrat të jenë të forta dhe konkurruese”, tha Mourinho për Sport.

“Jam disi i çmendur e ndonjëherë bëhem arrogant me objektivat. Por nga perspektiva e Manchester United, dua që t’i fitoj të gjitha ndeshjet, diçka e pamundur. Por është një fillim i mbarë për ne dhe do të luajmë kështu. Në fund do të bëjmë llogaritë”. /Express/

Temat
BotëSport

Të afërta