Befason Guardiola: Ky është mbrojtësi më i mirë në botë

Pep Guardiola ka deklaruar se Gerard Pique është ndër mbrojtësit më të mirë qendror në botë.

Spanjolli duke folur për transferimin e fundit të Cityt, John Stones, ka thënë se anglezi ka ngjashmëri me Piquen, dhe kjo është njëra ndër arsyet se pse e ka kërkuar në skuadrën e tij.

Stones u bë mbrojtësi më i shtrenjtë në futboll, duke iu bashkuar Cityt nga Evertoni për 55 milionë euro.

“Gerard Pique është një realitet, është njëri nga më të mirët në botë. Stones ka ngjashmëri me të, por është i ri dhe ka shumë punë për të bërë për ta arritur Piquen”, ka deklaruar Guardiola,

Temat
BotëSport

Të afërta