“Adios” nga Real Madrid, transferohet në Chelsea (Foto)

James Rodriguez është i gatshëm të largohet nga Real Madrid duke u transferuar në Chelsea për 70 milionë euro.

Chelsea është e gatshme të paguajë 70 milionë euro për transferimin e James Rodriguez nga Real Madrid.

Reprezentuesi kolumbian dëshiron të largohet nga Santiago Bernabeu për shkak të hapësirës së kufizuar për lojë në ekipin e trajnerit Zinedine Zidane.

Kurse, e përditshmja sportive madrilene “AS”, ka bërë të ditur se “Blues” e kanë bërë gati ofertën për Jamesin, përcjell “Lajmi.net”.

James kërkohet edhe nga Paris Saint-Germain e Arsenal.

188-7

Temat
BotëSport

Të afërta