Vëllezërit Berisha refuzojnë Kosovën (FOTO)

Veton dhe Valon Berisha i kanë mbyllur derën Kosovës, duke i premtuar besnikëri Norvegjisë.

Lajmin e ka bërë të ditur përzgjedhësi i Norvegjisë, Per-Mathias Høgmo, gjatë një interviste për ‘nettavisen’.

Ai ka deklaruar se vëllezërit Berisha janë të motivuar për të luajtur për Norvegjinë.

Ata kanë vendosur. Ata janë të motivuar për të luajtur për Norvegjinë”, ka deklaruar përzgjedhësi i Norvegjisë, Per-Mathias Høgmo, për ‘nettavisen’, përcjell Lajmi.net.

“Unë kam pasur një bisedë më ta. Ishte e rëndësishme të sqarohemi para se të publikojë listën. Kam respekt të madh për këtë, sepse nuk ka qenë vendim i lehtë”, ka shtuar ai.

Valon Berisha luan në pozitën e mesfushorit për Salzburgun në Austri, ndërsa Vetoni luan si sulmues për Greuther Furthin në Gjermani, dhe pas pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA, e kishin lënë të hapur mundësinë e ndërrimit të përfaqësueses.

bsbs

Temat
Sport

Të afërta