Turqia nuk ka të ndalur, tani suspendon 95 policë

Autoritetet turke sot në Stamboll, kanë larguar nga puna 95 policë, duke përfshirë shefat, njoftoi televizioni turk CNN.

Rreth 80.000 të punësuar në polici, ushtri, gjyqësor dhe shërbime publike janë larguar ose janë pezulluar nga punët e tyre pas grusht shtetit të dështuar ushtarak më 15 korrik, transmeton lajmi.net.

Këshilli Suprem Ushtarak i Turqisë, i cili mblidhet dy herë në votë do të mbajë takimin e dytë në fund të muajit gusht.

Takimi do të kryesohet nga kryeministri Binali Jildirim.

Temat
BotëLajme

Të afërta