Trajneri i njohur Bylbyl Sokoli ka njoftuar se se mbrojtësi i RNK Splitit, Amir Rrahmani ka pranuar ftesën e bërë nga ekipi i drejtuar nga Albert Bunjaku.
Trajneri i njohur Bylbyl Sokoli ka folur për zgjedhjet e fundit të futbollistëve shqiptarë, duke thënë se është normale të preferohet Kosova, pasi edhe kjo është Kombëtare e shqiptarëve.
Ai është shprehur më tej se mbrojtësi i RNK Splitit, Amir Rrahmani ka pranuar ftesën e bërë nga ekipi i drejtuar nga Albert Bunjaku.
“Amir Rrahmani ka zgjedhur Kosovën. Është normale që ta bëjë diçka të tillë, ai dhe shumë të tjerë”, ka thënë Sokoli, duke e cilësuar si natyrale edhe zgjedhjen e Rashicës për mediat kosovare.