Pacolli kalon pushimet në bregdetin shqiptar, ky është jahti superluksoz i tij (Foto)

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, është duke i kaluar pushimet verore në bregdetin shqiptar me familjen e tij.

Pacolli përmes llogarisë së tij në Facebook, ka shprendarë disa fotografi përmes së cilave tregon jahtin e tij superluksoz, shkruan lajmi.net.

Ja postimi i plotë i Behgjet Pacollit:

“Nuk është as Hong Kongu e as Monte Carlo, por është Orikumi në Shqipëri. Të dashur miq. Këtë verë jam duke i kaluar pushimet në bregdetin shqiptar. Çdo gjë është perfekt nga autoritetet portuale si në Shëngjin, Durrës, Vlorë, Sarandë e Orikum. Është kënaqësi të lëvizësh lirshëm kudo. Ambienti i mahnitshëm në ishullin e Sazanit. Shpresoj që autoritetet shqiptare kësaj radhe do ta ruajnë këtë ishull që padyshim është edhe margaritari i Adriatikut dhe Jonit. Unë dhe familja ime jemi shumë të lumtur që kësaj radhe po kalojmë pushimet në Shqipëri”, ka shkruar Pacolli.

14100266-10157277326060153-5721462848044650026-n

14054035-10157277325065153-2757016678008427257-n

Temat
LajmeVend

Të afërta