Neymar, pushime shtesë nga Barcelona

Barcelona i ka dhënë një javë shtesë pushim sulmuesit Neymar, pas angazhimit të tij me ekipin e Brazilit në Lojërat Olimpike në Rio.

Neymar inspiroi Brazilin drejt medaljes së artë në Lojërat Olimpike në Rio.

Por, as pas përfundimit të garës së madhe ai nuk do të kthehet menjëherë në Barcelonë.

Sipas mediave spanjolle, Neymar ka marrë leje nga trajneri i Barcelonës, Luis Enrique që të pushojë deri javën e ardhshme para kthimit në klubin katalan, përcjell “Lajmi.net”.

Andaj, Neymar do të luajë për Barcelonën nga xhiroja e tretë në La Ligë.

19-114

Temat
BotëSport

Të afërta