Ganimete Musliu shkruan mesazh prekës për babain e saj, në përvjetorin e vdekjes (Foto)

17 vite më parë për deputetën e PDK-së, Ganimete Musliu, ishte dita më e rëndë për të. Pas nënës e cila e la vetëm një vit e gjashtë muaj, Musliut, iu shkëput edhe krahu tjeter dhe shtylla tjetër e jetës, babai.

Në 17 vjetorin e vdekjes, Musliu, ka kujtuar babain e saj të ndjerë me një mesazh prekës të cilin e ka publikuar në rrjetin social Facebook.

Ja postimi i saj:

BABË, ti pika orientuese e jetes time, une nuk te qava sot. Jo pse s’me grryen malli per Ty. Jo pse s’me mungon tmerrsisht, por vetem pse ti nuk urreje asgje me shume se lotin ne syte e mi. Edhe pas 17 viteve te shkuarjes tende ne amshim une jetoj me Ty cdo dit. Sahere qe jam e gezuar te falenderoj Ty qe me orientove drejt. Sa here jam e sfiduar dhe e lodhur kthej syte nga qielli sepse Ti je i pari qe me bie ndernend dhe marre kurojo nga Ti qe ta sfidoj jeten me maturi e guxim.

Perjetesisht krenare me ty BABË, gjithmonë do mbetesh heroi im!

babi_1471875525-5746725

Temat
Showbiz

Të afërta