Erleta Hoti kërkon avokat për të fituar kujdestarinë e vajzës (FOTO)

Ish moderatorja e Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Erleta Hoti me anë të një postimi në Facebook ka bërë një lutje.

Erleta Hoti (që është edhe vajza e politikanit të njohur Ukshin Hoti) është në kërkim të një avokati i cili do të ndihmojë atë për ta kthyer kujdestarinë e vajzës së saj Nia, që është frut i saj gjatë lidhjes me Kastro Zizon.

Ajo kërkon një avokat, të fortë dhe të guximshëm që të këtë tërë kujdestarinë për vajzën.

Erleta për momentin është këshilltare në Qeverinë e Kosovës.

Temat
Showbiz

Të afërta