Bleona sfidon dhe fiton bastin me Justin Bieber (Video)

Këngëtarja Bleona Qereti dëshiron të flitet për të edhe kur është me pushime.

Këngëtarja Bleona Qereti dëshiron të flitet për të edhe kur është me pushime. Ajo ka qenë duke vizituar rrënojat e fiseve Maja, por diçka e tillë nuk e ka penguar që të vendosë një bast në distancë me këngëtarin Justin Bieber.

Ai ndodhej në të njëjtin vend si Bleona, por rojet e sigurimit nuk e kanë lejuar të bëjë foto. Në fakt pikërisht këtë moment ka sfiduar Bleona, e cila në çastin kur askush nuk kishte vëmendje ka mundur të bëjë foto duke fituar kështu bastin.

Temat
Showbiz

Të afërta