Befason Unitedi, ia ofron Schweinsteingerin kësaj skuadre italiane (FOTO)

Manchester United ka filluar të bëjë planet për largimin e mesfushorit Bastian Schweinsteinger.

Mediet britanike raportojnë se “Djajtë e Kuq” nuk dëshirojnë që gjermani të largohet me parametra zero, pas marrjes së lajmit se nuk bën pjesë në planet e Jose Mourinhos.

Unitedi thuhet se dëshirojnë që Juventusit t’ia ofrojnë 32 vjeçarin, që një vit më parë në ‘Old Trafford’ u transferua nga Bayern Munich, përcjell Lajmi.net.

Te Juventusi ish kampionit të botës me Gjermaninë, do t’i ofrohej kontratë dy vjeçare ku do të përfitonte 4 milionë euro në sezon.

didid

Temat
BotëSport

Të afërta